LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” 47-vjeçari/ Dhunon motrën e gruas

4 Qershor 2018, 07:36, Kronika CNA
“Çmendet” 47-vjeçari/ Dhunon motrën e gruas

Një 47-vjeçar është arrestuar në qytetin e Gramshit pasi goditi me mjete të forta kunatën e tij.

Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi Guri  Buzani, 47 vjeç , banues në fshatin ?Bërsnik? , Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.

Shtetasi i lartëpërmendur në fshatin ?Bërsnik? , për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ? Dhuna në Familje? parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga