Connect with Us

Taksa e ndërtesave/ Zbardhen tarifat, se sa do të paguajnë banorët e Tiranës

Aktualitet

Taksa e ndërtesave/ Zbardhen tarifat, se sa do të paguajnë banorët e Tiranës

Publikuar

-

Brenda pak ditësh Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë për miratim disa vendime të rëndësishme dhe një ndër to është ai i aplikimit të taksës së re mbi çdo shtëpi apo ndërtesë që disponojnë qytetarët e kryeqytetit.
Taksa mbi ndërtesën është vjetore dhe varet madhësia e saj varet shumë nga vlera monetare që ka shtëpia.

Pra më shumë do të paguajnë banorët e qendrës së Tiranës dhe më pak ata të periferisë dhe akoma më pa kata të fshatrave që përfshihen në Bashkinë e Tiranës.

Si llogaritet taksa
Sipas projektvendimit të Bashkisë Tiranë vlera e taksës për çdo shtëpi del çmimi i saj, që llogaritet nga tabela referuese e qeverisë për vlerën e një merti katror, duke u shumëzuar me koeficentin e miratuar në VKM-në e qeverisë për këtë taksë, që janë; 0,05% për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim; 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me  leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta  përfundoje ate sipas afatit të percaktuar  në aktin e miratimit të kerkeses  për  leje  ndërtimi.

Nëse një shtëpi në një zonë të Tiranës që është 100 metra katrorë ka vlerë referuese të çmimit nga tabela është 97.700,00 kjo shumëzohet me koeficentin që ka shtëpia e banimit 0.05 atëherë vlera vjetore e taksës del 4885 lekë. Dhe kështu me radhë për çdo vlerë që a zona që një qytetar banon mund të bëjë vetë llogarinë se sa do i përkasë të paguajë në vit për taksën e re të shtëpisë, shkruan “Shqiptarja.com” .

Taksa mbi ndërtesën
-Baza e llogaritjes së taksës  mbi  ndërtesat  është vlera  e ndërtesës/njësise pronësore, që llogaritet në përputhje me një nga metodat e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

-Detyrimi i takses mbi ndërtesën është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.

-Bashkia Tiranë për qëllime zbatimi të taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, vepron në përputhje me ligjin nr. 9632,  datë 30.10.2006  “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, si edhe çdo akti tjetër nënligjor që ndihmon këtë proces.

-Për qëllim të zbatimit të metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, termat e mëposhtëm edhe në zbatim të këtij vendimi të këshillit bashkiak, kanë kuptimin si më poshtë:

LEXO EDHE:  Nuk lëshonte kupon tatimor/ Mbyllet për herë të dytë një ndër klubet më të frekuentuara në Tiranë

-Baza e llogaritjes se taksës se ndërteses është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara sipas metodologjisë  së  miratuar  nga Keshilli i Ministrave. Për efekt të llogaritjes së taksës  për  ndërtesën/njësine pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, dhe që reflektohen si më poshtë edhe ne këtë vendim:

  1. 0,05% per ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim;
  2. 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
  3. 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me  leje ndërtimi  dhe nuk ka arritur ta  përfundoje ate sipas afatit të percaktuar  në aktin e miratimit të kerkeses  për  leje  ndërtimi.

Përjashtohen nga taksat mbi ndërtesën:

Në projektvendimin e Këshillit Bashkiak janë përcaktuar edhe kategoritë që do të përjashtohen nga kjo taksë dhe kushtet që duhet të plotësojnë disa prej tyre për të përfituar. Ja cilat janë:

  1. Pronat e shtetit dhe  të  njësive  të  qeverisjes  vendore,  që  përdorën  për  qëllime jofitimprurese;
  2. pasuritë në pronesi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
  3. ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
  4. banesat sociale në pronësi të bashkive;
  5. pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
  6. ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
  7. strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit ne legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë  mbajtës  të  një  marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” ;
  8. ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose  pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbehet vetëm nga pensionistët;
  9. ndertesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
  10. ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme  ose të përhershme,  për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Plagosi gruan me thikë pasi u zunë për një çelës/ Arrestohet i moshuari nga Tirana

LEXO EDHE:  Arrestohen pesë persona për trafik droge në Tiranë

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, do të shërbejë për udhëtimet jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat bëri me dijë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit.

Sipas Ramës, kjo do të shërbejë nëse vendet e huaja do ta vendosin si kusht për të gjithë ata që do të udhëtojnë.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE