LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarët të zhgënjyer nga Zoran Zaevi, po arratisen nga Maqedonia

3 Qershor 2018, 18:48, Aktualitet CNA
Shqiptarët të zhgënjyer nga Zoran Zaevi, po arratisen nga

Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për çdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve “INA”.

Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev premtimet për rritjen e mirëqenies sociale, as që i ka filluar. Rritja e pagave deri në 500 euro, pensionet sociale, rritja e asistencës sociale, hapja e vendeve të reja të punës, kanë mbetur akoma premtime elektorale. Kjo situatë ka ndikuar që të rritet migrimi.

Ky dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë. Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet të mërgimtarëve tanë që jetojnë në perëndim.

?Çfarë ka bërë bërë ky shtet për ne. Vetëm taksa, dënime e sanksione. Këto më detyruar të mbyll duqanin dhe të bëjë një kontratë pune në Gjermani. Unë detyrova të ikë sepse ky shtet nuk po ofron asgjë. Për fat të keq edhe qeveria e re me slloganin për ?Jetë në Maqedoni?, vazhdoi avazin e vjetër duke rritur taksat për të mbushur arkën e shtetit. Nuk mbushet arka nga njerëz që nuk kanë të ardhura as për familjet e tyre?, ka vlerësuar A. K.,30vjeç.

Fatin e tillë e kanë përjetuar dhe shumë të rinjë shqiptar të cilët nuk ka më nga t’ia mbajnë. Disa qytetarë tjerë thonë për agjencinë e lajmeve “INA” se arsyeja që të rinjtë po dalin jashtë vendit është politika.

?Nuk jam i punësuar. Zhgënjimi është i madh, papunësia e madhe, njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Ky shtet po vazhdon të mbytë me taksa?, thekson I.M., për agjencinë e lajmeve “INA”.

Lajmet e fundit nga