LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria ka shumë spitale"/ PD i përgjigjet Ramës: Lëri shakatë ...

3 Qershor 2018, 13:42, Aktualitet CNA
"Shqipëria ka shumë spitale"/ PD i përgjigjet

Pas turit të llogaridhënies publike që kryeministri Edi Rama mbajti në Cërrik, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu ka reaguar pas deklaratës së Ramës se Shqipëria ka shumë spitale, duke iu përgjigjur: ?Vendi yne ka vetem 2,2 shtreter spitalore per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4. Kemi 1,1 mjeke per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4,5. Jane aktive te ne reth 200 specialitete mjekesore- ne vendet europiane jane reth 2000 te tilla?.

Sipas tij, përveç se nuk ka aq sa e do standardi europian, edhe ato që janë, ndodhen në gjendje të mjerueshme.

Statusi i plotë

?Shakaja? e radhes e Kryeministrit me njerrezit dje ne Cerrik!

Deklaron se Shqiperia ka shume spitale!

Vendi yne ka vetem 2,2 shtreter spitalore per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4.

Per te mos folur me tej per cilesine e sherbimit te ofruar aty?,

Kemi 1,1 mjeke per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4,5.

Jane aktive te ne reth 200 specialitete mjekesore- ne vendet europiane jane reth 2000 te tilla.

Dhe per te treguar se po ben dicka, cakton orarin e punes se ambulances se Cerrikut e ?laboratorit? te saj!!!

Ne fund promovon ?zbulimin? e ri: analizat u realizokan vetem mengjez, me mire pa aguar akoma!!!

A nuk kishte aty ndonje laborante t?i shpjegonte metodiken e diapazonin e punes se laboratoreve??? /CNA.al

Lajmet e fundit nga