LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet taksa e Rrugës së Kombit/ Çfarë do të ndodhë me banorët

3 Qershor 2018, 15:16, Aktualitet CNA
Rikthehet taksa e Rrugës së Kombit/ Çfarë do të

Pas protestës së banorëve të Kukësit, të cilët shkatërruan sportelet e vendosura për vjeljen e taksës së Rrugës së Kombit më shumë se dy muaj më parë, duket se rindërtimi i tolleve po shkon drejt përfundimit. Firma koncesionare ka rikuperuar të gjitha dëmtimet e 31 marsit, madje ka shtuar edhe sportele të reja me qëllim përshpejtimin e procedurave të kalimit të automjeteve.
Pritet që javën e ardhme kryeministri Rama të prezantojë vetë mënyrën e re të tarifimit dhe rishikimit të taksës kryesisht për banorët e zonës.

Pas bërjes publike të këtij lajmi ka reaguar opozita. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, përmes një statusi në ?Facebook? shprehet se Rama po provokon sërish duke provuar edhe njëherë taksën e Rrugës së Kombit.

?I ke bërë gabim llogaritë Edi Rama. Nuk paske vënë mend nga hera e parë. Kur njerëzit humbin çdo shpresë nuk ka forcë dhe arrogancë që t?i ndalë. Harroje që kuksianët apo çdo shqiptar të paguajnë taksë për atë rrugë dhe kanë të drejtë të veprojnë kështu. Kij kujdes se këtë radhë do të të vijnë deri në Tiranë. Dhe nuk do të jenë vetëm??, shkruan Spaho.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u bën thirrje qytetarëve ta refuzojnë këtë taksë. Sipas Vasilit ?Kryeministri peng i interesave dhe përfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën, që do të vërë sërish në Rrugën e Kombit?.

?T?i japë fund maskarallëkut?, shton ai në statusin e tij në ?Facebook?, ?dhe paratë e mirëmbajtjes së rrugëve t?jua rikthejë rrugëve?.

Nuk dihet ende data e saktë e nisjes së pagesës së rrugës për përdoruesit. Gjatë kësaj periudhe të Ramazanit qarkullimi në Rrugën e Kombit ka qenë më i ulët se ditët e zakonshme të sezonit veror, por pas 14 qershorit fluksi i hyrje daljeve në pikën kufitare të Morinit pritet të jetë shumë i lartë.
Taksa në Rrugën e Kombit nisi për herë të parë me pagesë ditët e fundit të marsit të këtij viti, por menjëherë pas aplikimit të tolleve banorët e Kukësit në kundërshtim të çmimeve të larta protestuan dhe dogjën sportelet e koncesionarit që ka marrë përsipër ta mirëmbajë atë. /BW

Lajmet e fundit nga