LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse ky qenush qëndroi 3 ditë duke vështruar një mur?

3 Qershor 2018, 21:10, Kuriozitete CNA
Pse ky qenush qëndroi 3 ditë duke vështruar një mur?

Askush nuk po e kupton arsyen se pse ky qenush qëndroi për rreth 3 ditë duke vështruar një mur.

Videoja e tij është xhiruar në Argjentinë, në qytetin e Rocca-s.

Labradori i njohur me emrin Chico ka qëndruar për tre ditë me rradhë duke vështruar murin ngjyrë blu, njësoj si në videon e mëposhtme. Ai herë pas here bënte pushime të shkurtra për t?u rikthyer përsëri në të njejtin pozicion e për të vështruar murin.

Pasi videoja e tij u bë virale në mediat sociale përdorues të këtyre mediave filluan të mendonin se mos ndoshta qenushi ishte nën efektin e narkotikëve. Ama një veteriner i sjelljes së kafshëve e ka mohuar këtë, duke u shprehur se Chico është për mrekulli dhe me siguri ka qenë duke pritur ndokënd.

Ama kjo përsëri nuk shpjegon arsyen pse ky qenush ka qëndruar për tre ditë duke parë murin.

Lajmet e fundit nga