LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përdhunimit nga fqinji/ Gjykata “vret” adoleshenten

3 Qershor 2018, 12:40, Aktualitet CNA
Pas përdhunimit nga fqinji/ Gjykata “vret” adoleshenten

Vajza 15-vjeçare Xh. Biba braktisi shkollën, pasi do të duhej të sillte në jetë fëmijën. Pas lindjes së djalit, ajo e la atë në shtëpinë e foshnjës në kryeqytet dhe priste dënimin e atij, që i shkaktoi traumën më të rëndë në jetë.

E zhgënjyer nga dënimi që i është dhënë, ajo tregon se në çdo moment përjeton frikë.

?Çfarë ligji është ky? Unë ndihem e tmerruar. Nuk e kuptoj dot. Ai do dalë shumë shpejt dhe unë nuk e di si do ta përballoj këtë gjë. Ai të rrijë në burg. 20 vjet të ishte dënuar, 4 vjet burg është shumë pak pasi mua më shkatërroi jetën,shkruan Panorama.

Më duket sikur do ndodhë përsëri e njëjta gjë. Fëmijën nuk e mbaja dot, familja ime s?ka mundësi ta rrisë. Jemi të varfër?, ? është shprehur ajo.

Ligor Biba u dënua me 7 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit, për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar.

Lajmet e fundit nga