LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La gruan super yll për 19 vjeçaren/ Aktori ngel pa gjë

3 Qershor 2018, 21:30, Lifestyle CNA
La gruan super yll për 19 vjeçaren/ Aktori ngel pa gjë

Ylli i “Keeping up with Kardashians”, motra e Kimit, Kourtney Kardashian pak kohë më pare u nda nga partneri i saj Scott Disick me të cilin ka 3 fëmijë.

Disick menjëherë pas ndarjes, u lidh me aktoren Sofia Richie, 19 vjeç me të cilën dukej shumë i lumtur.

Mirëpo 35-vjeçari njihet si donzhuan dhe nuk e ka harruar zakonin e tij. Këtë herë ai ka tradhtuar 19-vjeçaren me një femër misterioze.

Kur e ka mësuar, Sofia është ndarë nga Scott dhe babai i saj, Lionel Richie i ka kërkuar të kthehet menjëherë në shtëpi.

“Sofia u nda nga Scott. Ndarja ka ardhur për shkak se Scott është parë me një femër misterioze, pak kohë pasi ishte kthyer nga pushimet me Sofian. Familja e Sofias ka ndikuar shumë që ajo ta lë Scottin pasi meriton më shumë. Babai i saj ka ndikuar shumë. Ai i tha që mjaft me kaq sepse meriton më shumë se Scott. Ai i tha të kthehej në shtëpi dhe ajo ashtu bëri.

Tani Sofia po kalon kohën me familjen dhe miqtë”, tha një burim pranë aktores.

Lajmet e fundit nga