LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi - Sponsorizoi fushatën e PS/ Ja posti i rëndësishëm që mori

3 Qershor 2018, 19:24, Aktualitet CNA
Denoncimi - Sponsorizoi fushatën e PS/ Ja posti i

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një rast punësimi të militantëve dhe jo profesionistëve në administratë.

Sot një punonjës ka denoncuar emërimin e një personi pa kualifikimin e duhur në krye të drejtorisë së rrugëve, pasi sipas tij, i emëruari ka qenë një sponsorizues i fushatës së PS-së.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Emërimet skandaloze të narkosve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Pershendetje Doktor ! Desha te te sinjalizoja nje rast skandaloz te emerimeve qe ben Rilindja ne nje drejtori te rendesishme si drejtoria rajonale e transporiti rrugor tirane u bene disa muaj qe si drejtor rajonal eshte emeruar Arnis Hoxha me bachelor filluar ne 2003 mbaruar ne 2013, ky individ qe i eshte dashur 1 dekade per te mbaruar bachelorin kryen reformen ne administrate duke hequr nga puna profesjoniste te mirefillte ing.te cilet i jane nenshtruar selektimit nga ky individ i cili nuk le vend pa permendur ndrikull Gjylametin si mbrojtese te tij per arsye se i ka sponsorizuar fushaten ne njesine nr4 degjenerimin qe ky bej i vogel rilindas po i shkaktor asaj drejtorie vetem ju mund ta denonconi si njeriu i fundit luftetar i te keqes qe kti kombi i ka rene, eshte nje pazarxhi i rendomte derisa deklaron me te madhe qe leket qe ka shpenzuar per ndrikull Gjylametin ai do ti nxjerre, ju lutem anonim shyqyr qe ju kemi? /CNA.al

Lajmet e fundit nga