LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi pas vizitës në Austri/ Kancelari Kurtz premtoi ndihmë për perspektivën europiane të Kosovës

2 Qershor 2018, 16:12, Aktualitet CNA
Thaçi pas vizitës në Austri/ Kancelari Kurtz premtoi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë ?APA?, ka folur për takimin që kishte ditë më parë me kancelarin Kurz, për marrëdhëniet me Austrisë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë, transmeton “Zëri.info”.

Me këtë rast, presidenti Thaçi, vlerësoi rolin e Austrisë si ndërmjetës në procesin e përafrimit të vendit të tij me BE-në.

Nga presidenca austriake e BE-së, ai pret që të “dinamizojë? dhe “ringjallë? zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, tha ai për ?APA?.

Kurz e ka siguruar Thaçin për përkrahjen në disa fusha. Kështu, Austria do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si dhe do të bëj përpjekje për të realizuar lirinë e vizave për Kosovën.

Sipas APA, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk përfiton nga liria e udhëtimit në BE. Megjithatë, sipas agjencisë, pas zbatimit të të gjitha kushteve të Komisionit nga ana e Kosovës, Thaçi është i bindur se kjo do të ndodh gjatë këtij viti.

Thaçi në këtë intervistë ka thënë se në kuadër të presidencës austriake, Kurz mund të luajë një rol “shumë të fortë? dhe për të lënë “gjurmë të thella?.

Një temë qendrore gjatë bisedës me Kurz ishte dialogu me Serbinë. Një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një kusht kyç për dyja vendet për procesin e përafrimit në BE.

“Unë besoj se kancelari Kurz mund të japë një thellësi të re për këtë proces?, thotë Thaçi. Sipas të cilit, nuk ka “asnjë alternativë? tjetër për dialogun me Serbinë.

Lajmet e fundit nga