Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Publikuar

-

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 2 qershor 2018.

Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje të dobëta në të gjitha qarqet, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.

Në zona shumë të kufizuara mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe ato pranë tyre.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 23 °C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shifrat/ Ja sa të ardhura dhe shpenzime kanë deklaruar PS dhe PD për fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Paratë që shpenzohet nga një parti politike gjatë fushatës elektorale është një indikator që tregon shumë për parimet e politikanëve të kësaj partie dhe strategjinë që ata do të përdorin nëse vijnë në pushtet.

Sipas grafikëve të të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, duket se çdo gjë shkon në rregull dhe sasia e të ardhurave të gjeneruara nga partitë politikë gjatë një viti është në gjendje të përgjigjet për shpenzimet e kësaj partie për fushatën elektorale.

Sidoqoftë, kjo është thjesht në pamje të parë. Nëse shohim më afër, këto parti kanë një mungesë të theksuar të deklarimit të burimeve të të ardhurave të tyre si dhe shpenzimeve.
Sipas deklarimeve të PS, gjatë vitit 2021, kjo parti gjenerojë fonde me vlerën 176 538 087 lekë (120 711 337 lekë të krijuara nga vetë partia dhe 55 826 750 lekë nga fonde publike).

Ndërohë sipas deklarimeve të PD, gjatë viti 2021, kjo parti gjenerojë një total prej 47 625 660 lekë (33 318 149 lekë nga fonde publike dhe 14 307 511 lekë të gjenderuara nga vetë partia).

Për sa i përket fushatës së vitit 2021, PS ka deklaruar se ka shpenzuar një total prej 172 046 612 lëkësh ndërsa PD një total prej 47 625 660 lekësh.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

LEXO EDHE:  Vijon i nxehti “përvëlues”/ Ja sa do arrijnë temperaturat



Mungesa e publikimit të raporteve dhe transparencës në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike vazhdojnë të jenë disa nga arsyet kryesore të nivelit të lartë të korrupsionit në vend, që i lejon këto parti dhe drejtuesit e tyre, të mos japin llogari për burimin e të ardhurave të tyre apo adresën se ku këto të ardhura shpenzohen./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.

LEXO EDHE:  FOTO – Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Lerini xhupat në shtëpi

LEXO EDHE:  Vijon moti i acartë/ Ja sa do shkojnë temperaturat

Marku: Unë ishe për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshatr i Bashës, nuk mbajte një fjalim.

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.



Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Shehaj: Je mirë nga mëndja ti.

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Vijon moti i acartë/ Ja sa do shkojnë temperaturat

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Shiu i lë vendin diellit, ja sa do arrijnë temperaturat

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE