Connect with Us

Rama fut në ‘sherr’ bashkëshortët

Aktualitet

Rama fut në ‘sherr’ bashkëshortët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i zhvendosur në qytetin e Cërrikut në kuadër të llogaridhënies publike, krahas debateve me qytetarët nuk ka kursyer edhe batutat.

Ditën e sotme Rama ka vendosur që vëmendjen dhe fjalën tua japë më shumë grave, duke lënë në hije burrat.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i një qyetari i cili ia ka rrëmbyer mikrofonin bashkëshortes së tij.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Basha: Rama ka frikë nga qytetarët

Rama: Jepja zonjës atje.

(E merr mikrofonin zonja. Ndërsa burri ia rrëmben mikrofonin)

Qytetari: Kjo s’do ta marri mikorfonin para meje. (qesh)

Rama: Ore ti, po përfiton nga gruaja që të marrësh fjalën ti. Jepja gruas mikrofonin.

(E merr mikrofonin gruaja dhe vijon diskutimi) /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vendi nuk gjen qetësi/ Regjistrohet një tjetër lëkundje tërmeti

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 3.5 dhe thellësi 0 km është regjistruar rreth orës 09:30.



Ajo është regjistruar 7 km në Perëndim të Himarës dhe 116 km në jug të Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Gëzuar 1 Prillin, ditën e shenjtë të jetës tënde!

LEXO EDHE:  Rama zbulon vendimin e parë të mbledhjes së dytë/Çfarë do bëhet realitet!

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE