LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qesharak deri në dhimbje/ Rama çudit Europën

2 Qershor 2018, 15:52, Aktualitet CNA
“Qesharak deri në dhimbje/ Rama çudit Europën

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?Fajtori i vetem dhe ideator i nje qeverisjeje antieuropiane, kryeministri me logjiken e nje shantazhi mes horrash, po perdor te njejten gjuhe me Europen.?

Sipas Vasilit, kryeministri po cudit dynjanë me mediokritetin e tij monumental.

Ndër të tjera Vasili shkruan se, ?ky armik i integrimit europian peng i axhendave antieuropiane po ben gjithshka qe te binde dynjane se nga halli po shkon ne lindje se medemek europa nuk na deshi.?

Postimi i plotë:

Kryeministri pa mend i jep mend Europes.

Fajtori i vetem dhe ideator i nje qeverisjeje antieuropiane, kryeministri me logjiken e nje shantazhi mes horrash, po perdor te njejten gjuhe me Europen.
Estrade shetitese per shqiptaret dhe qesharak deri ne dhimbje per europianet kryeministri po cudit dynjane me mediokritetin e tij monumental.
Integrimi ka nje logjike te thjeshte:kush ka rezultate ecen perpara kush nuk ka mbetet ne vend.
Kur trafikantet dhe kriminelet jane pjese e tavolines se qeverisjes dhe e tavolinave te restoranteve te kryeministrit,kur krimineleve te policise u hapet rruga qe te shpetojne,kur ish ministri i trafiqeve mbrohet me force nga kryeministri per te mos u arrestuar, atehere integrimi bllokohet pasi Europa nuk integron kryeministra te inkriminuar.
Nje kryeminister proverbialisht i paditur ka mare persiper te analizoje Europen, t’i tregoje rrugen e asaj,t,’i tregoje gabimet,ti mesoje te ardhmen.
Dhe kush?Ky kryeminister i vogel sa nje portal,me ide sa te nje estrade shetitese,me vizion sa batuta bajate e radhes, do t’i tregoka rrugen Europes dhe se ç’e pret ate po nuk pati kete kryeminister gremine ne gjirin e saj.
Konseguent ne urrejtjen ndaj Europes dhe dhe po kaq konseguent ne krijimin e alibise politike per tu kthyer drejt lindjes se panjohur e te paqarte me shume me pak liri e demokraci,ky armik i integrimit europian peng i axhendave antieuropiane po ben gjithshka qe te binde dynjane se nga halli po shkon ne lindje se medemek europa nuk na deshi.
Asnje shqiptar nuk ka me vete per te shkuar ne lindje. Ky armik i integrimit dhe fajtor unikal qe kunder integrimit ka luftuar pacipesisht dhe ka shitur dikur integrimin europian per nje prefekt ne Fier guxon megjithse nuk ka mend edhe i jep mend Europes.Lexojeni vete se ç’thote se fundmi ky strategu i qarte i narkoshtetit:
“Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike”.

Lajmet e fundit nga