LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja Rama-Kryemadhi/ Kryeministri 'sulmon' kryebashkiakun e LSI-së

2 Qershor 2018, 10:09, Aktualitet CNA
Përplasja Rama-Kryemadhi/ Kryeministri 'sulmon'

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri Edi Rama është zhvendosur në qytetin e Cërrikut.

Në diskutimin që ka pasur me qytetarët, Rama ka hasur në debat teksa një zonjë nga një fshat i kësaj zone, i ka thënë se kjo zonë nuk ka fare ujë të pijshëm.

Rama ka thënë se uji i pijshëm është përgjegjësi e bashkisë dhe jo e qeverisë.

Qytetarja: Ujin e kemi skandal, jemi skandal. Unë kam vetëm pensionin e burrit 140 mijë lekë. Na kërkojnë dhe lekë për sahatet. Skandal.

Shkoj e mbush ujin në burim dhe paguaj për këtë.

Rama: Është përgjegjësi e bashkive dhe jo e qeverisë. Ne kemi ndërmarrë një operacion në bashkëpunim me bashkitë. Kjo është një situatë e trashëguar dhe jemi munduar të punojmë.

Drejtoritë e punësjellësit nuk janë zyra punësimi që të marrin në punë të paaftët dhe të shkojnë të rrinë në kafe.

Kujtojmë këtu se kryebashkiak i kësaj Bashkie është Altin Toska, i vendosur nga LSI. /CNA.al

Lajmet e fundit nga