Një i arrestuar për pastrim parash, 2 të shpallur në kërkim, 2 detyrim paraqitjeje

2 Qershor 2018, 09:40, Aktualitet CNA
Një i arrestuar për pastrim parash, 2 të shpallur në

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, ka shpallur në kërkim 2 dhe për 2 të tjerë ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, nën akuznë e “Pastrim të produkteve të veprës penale”

Policia ka bërë të ditur se në shtetasit e ndaluar dhe të shpallur në kërkim janë:

-Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie ?Arrest në burg? për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë ?Detyrim paraqitje? për shtetasit me iniciale:

A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.

J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.

Lajmet e fundit nga