LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndizet "beteja" për futjen e Kosovës në INTERPOL

2 Qershor 2018, 17:03, Aktualitet CNA
Ndizet "beteja" për futjen e Kosovës në INTERPOL

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kundër anëtarësimit të vendit në INTERPOL. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i sigurt se gjatë këtij viti do të ndodhë anëtarësimi në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, ndërsa ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se shteti i tij do ta bëjë të pamundurën për ta parandaluar këtë nismë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Një vit pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e INTERPOLIT-it, organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare, Kosova po synon që këtë vit përfundimisht të bëhet pjesë e saj

Në një bisedë për ?Zërin? Hoxhaj ka pohuar se Qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL. Në anën tjetër qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.

Ndërkohë para një viti (më 2017-n) Kosova e kishte tërhequr aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL, nën arsyetimin se nuk ishin votat e mjaftueshme për anëtarësim.

Megjithëkëtë, zyrtarët e tanishëm të MPB-së thonë se situata aktualisht është mjaft shpresëdhënëse për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmin më të madh policor në botë. Porse njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se ky synim është tejet i vështirë për t?u arritur brenda këtij viti.

Lajmet e fundit nga