LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sy të kaltër dhe portret engjëllor/ Zaimina Vasjari zbulon për herë të parë fytyrën e së bijës

1 Qershor 2018, 21:20, Lifestyle CNA
Sy të kaltër dhe portret engjëllor/ Zaimina Vasjari zbulon

Këngëtarja Zaimina Vasjari  katër muaj më parë u bë nënë për herë të parë  e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj Zaimina e dha nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqej dora e vogël e princeshës së saj të sapolindur.

Zamina poston vazhdimisht foto të vajzës së saj në rrjetet sociale, por gjithmonë kujdeset që të mos e ekspozojë fytyrën e saj. Me sa duket këngëtarja është një natyrë supersticioze sepse gjithçka të rëndësishme në jetën e saj është siguruar që ta bëjë publike vetëm në momentin e fundit. Ajo e mbajti të fshehtë edhe shtatzëninë e saj dhe e dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël vetëm pak kohë para se të vinte në jetë vogëlushja e saj.

Mirëpo sot me rastin e festës së 1 Qershorit Zaimina ka zbuluar për herë të parë fytyrën e vajzës së saj përmes një video-je që ka postuar në Instagram.

Me sy të kaltër dhe me një portret engjëllor, vajza e Zaiminës i ka bërë për vete të gjithë fansat e këngëtares.

?Gëzuar 1 qershorin tënd të parë sy kaltërta ime! Gëzuar edhe të gjithë vogëlushëve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja të lumtura gjithmonë  #mykhloe?, shkruan Zaimina krahas videos ku shfaqet Khloe.

 

Lajmet e fundit nga