LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në qytet/ Gruaja tenton të hidhet nga selia e PD

1 Qershor 2018, 14:50, Aktualitet CNA
Panik në qytet/ Gruaja tenton të hidhet nga selia e PD

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua ka hipur sipër Selisë së Partisë Demokratike dhe kërcënon se të hidhet nga ndërtesa.

Burime nga vendi i ngjarjes, raportojnë se gruaja vijon ende të qëndrojë aty prej rreth 30 minutash. Ajo është shtetasja Lindita Malokaj 47 vjeç, dhe dyshohet se shkak i veprimit të saj janë arsyet ekonomike.

News 24 ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet 47-vjecarja që është varur tek ndërtesa në katin e fundit dhe thotë se do të hidhet nga aty duke alarmuar në këtë mënyrë qytetarët.

Të njëjtat burime shprehen se gruaja ka tentuar edhe herë të tjera të hidhet nga lartësitë e ndërtesave në shenjë proteste, ndërsa forca policie dhe zjarrfikësja po mundohen të bindin gruan që të zbresë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga