Connect with Us

E fshehta e fjalimit të Gridës që habiti Sali Berishën!

Satire Politike

E fshehta e fjalimit të Gridës që habiti Sali Berishën!

Publikuar

-

Grida dje u zgjua nga rrezet e diellit që hynë nga dritarja drejt e mbi faqen e saj puthitur mbi jastëk duke e gudulisur e ngrohur. U kthye në krahun tjetër dhe me të njëjtën dashuri rrezet e përqafuan. Ndenji edhe pak në përhumbje me dilemën në duhet të bëjë një video me mesazhe të ngrohta nga krevati për elektoratin e djathtë zhuritur në beteja për demokraci. E la për një ditë tjetër. Ishte ora 9 e mëngjesit, kur e mori Salianji për ta pyetur në fjeti, sa fjeti, qysh fjeti dhe për t’i uruar një ditë mbushur me emocione e adrenalinë si dhe për t’i ofruar çdo shërbim që ajo kishte nevojë deri edhe gjera mekanike si zhbllokimi i ulluqeve në çati në rast shiu.

Pasi e falënderoi gjysmë e përhumbur, por e qetë, u vesh dhe vendosi të shkonte në Parlament, pasi lajmëroi shoferin, rojën dhe fotografin personal se po gatitej. Para se të dilte hëngri dy biskota një lug reçel, pak kokrra qershi dhe dëgjoi një këngë te Celentanos ” amami amami”! Hyri në sallën e Kuvendit mbushur me dëlirësi e ngarkuar me ide. Fjalimin e kishte shkruar një ditë më parë. Jua kishte lexuar edhe Salianjit Vali Dukës dhe Pampurit. Të tre njëzëri kishin shpërthyer në duartrokitje dhe në emfazë.

Gjeniale në raport me historinë – tha Vali.

I papërsëritshëm si stil – theksoi Pampuri.

Shkatërrues për Edi Ramën – tha Saliani, e një lot sa një ulli fshati ju pa në cep të syrit.

Kur socialistët të thyer në mes nga frika ja mbathën nga sytë këmbët, Opozita filloi seancën e saj në facebook. Kur i erdhi radha Gridës ra heshtje e madhe. Ajo filloi “opozita e sotme ka detyrën e vështirë të bëjë gjënë e duhur. Por ka një vështirësi më të madhe se kjo të mos bësh gjënë e duhur kur e e di që duhet bërë. Ju them me bindje që nuk është e vështirë të bësh gjënë e duhur, por është shumë e vështirë të mos e bësh kur e di që është e duhura.

LEXO EDHE:  Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Projektin e pengoi miku i ngushtë i Zografit Bis

Citoi Galileun, Landfildin dhe 18 të tjerë. Disa herë si refren përsëriti “epur si muove”. Salianji kishte çaplluar sytë si daci në govixh nga kjo lartësi retorike që po e fundoste nga emocionet por që e ngrinte në qiell nga lumturia.

Mendime nga të vetat nuk shpenzoi sepse të njëzetët që citoi i trajtoi bashkolegë”. Aldo Bumçi pyeste Mul Nokën ke dëgjuar të tille kryevepër retorike ti?

Jo vallahi – tha ai, – po më mirë e di Doktori.

Romeo merrte shënime për ta pasur si model për fjalimin e ardhshëm. Luli nuk ishte aq i përqendruar Salianjit nuk i la shije të mirë. Mos ndoshta në familje ka filluar kriza e besimit ndaj tyre si dyshe ??? Ju venit gazi.

Me i habituri ishte Sali Berisha, nuk u besonte veshëve. Kujtonte ditën e parë kur i prezantuan Gridën dhe vendosi t’i hapte dyert e karrierës në PD. Nuk lexohej qartë në ishte i kënaqur apo i mërzitur. Me gjasë ishte e para. Doktori po e sheh PD-në në lartësi që se kishte imagjinuar kurrë më parë, vetëm në 5 vjet.

Grida u ul në ndenjësen e vet pasi Salianji e kishte fshirë me fasoletën e tij përmes shikimesh admiruese. Tani po që e meritonte një shishe verë nga e mira dhe ca buzëqeshje të ëmbla prej atij që i do zemra.

Sali Berishën e goditen pa masë psikologjikisht 20 citimet e sidomos lidhja e tyre logjike si bombë nën këmbët e Edi Rames prej së cilës do t’i digjen poturet. /SATIRË

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

“Ore kush është ky plaku me kryeministrin”/ Plas humori në rrjet, fotot më pikante

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një takim edhe me miliarderin Geroge Soros.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i Qeverisë, i cili ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një foto më Soros.

Por, pas publikimit të kësaj fotoje, në rrjet kanë plasur memet.

LEXO EDHE:  Arrestimet për tërmetin/ Berisha: Tallje me shpirtrat e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Rama e thotë troç/ Jam për të bërë marrëveshje me Greqinë për detin



Gjithashtu, faqet e humorit në rrjetet sociale, nuk kanë kursyer as personazhe të tjera të politikës, të cilët I ironizojnë nëpërmjet memeve.

Më poshtë disa nga memet më pikante në rrjet:

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

FOTO-Basha tallet me realitetin/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të qeshurat e kreut të PD, Lulzim Basha në parlament me fjalimin e deputetit Sajmir Korreshi, janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Disa prej faqeve më të shikuara dhe njohura në rrjetet sociale, kanë realizuar meme me ndodhinë e fundit në parlament.

Teksa deputeti Korreshi tregonte situata problematike në qytetin e Lushnjes, kryetari i PD, nuk mbante dot të qeshurat.

LEXO EDHE:  Arsimi shqiptar në kushte skandaloze/ Mësues pa diploma, ryshfete, gjoba dhe afera seksuale

LEXO EDHE:  “Kemi strategji për të mbrojtur votën”/ Duma tregon alternativat e PD



Ky moment është kthyer në meme dhe Lulzim Basha është bërë edhe një herë tjetër “viral”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha fle gjumë në këmbë/ Gazment Bardhi e sheh me ëmbëlsi

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot duke shkuar në Kuvend, i përgjumur.

Basha është fotografuar teksa ecte me sytë mbyllur, duke dhënë kështu një mesazh se të mbyllur do t’I ketë sytë edhe në Kuvend, ashtu siç ka bërë këto tetë vite kur e la PD në mes të rrugës, në Opozitë, pas asnjë lloj pushteti.

LEXO EDHE:  FOTO-Del fotoja e sheshit Skënderbej/Zbulohet një detaj që nuk do t’i pëlqejë askujt

LEXO EDHE:  E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi , i cili në foto duket që e sheh me ëmbëlsi dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Afred Rushaj që e ndjek nga pas, Basha e ka marrë gjumin me vete në Kuvend.

Më poshtë po sjellim foton e Bashës, ku duke ecur fle edhe gjumë./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: