LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE, tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

1 Qershor 2018, 18:24, Aktualitet CNA
BE, tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

Evropa, Kanadaja dhe Meksika po planifikojnë masa hakmarrëse pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

Bashkimi Evropian lëshoi një listë prej dhjetë faqesh të tarifave mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit.

BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trump ka thënë se tarifat do t?i mbrojnë prodhuesit amerikanë të çelikut, që janë vitalë për sigurinë kombëtare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i telefonoi Trumpit për t?i thënë se tarifat janë ?të paligjshme?.

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, shfaqi shpresën se një përgjigje vendimtare e BE-së do ta bëjë Trumpin të rishqyrtojë vendimin e tij.

Lajmet e fundit nga