Basha bën viktimën/ Lideri i opozitës kthehet në qesharak

1 Qershor 2018, 12:58, Aktualitet CNA
Basha bën viktimën/ Lideri i opozitës kthehet në qesharak

Sot disa media kanë raportuar se kreu i PD, Lulzim Basha dhe familja e tij janë marrë nën survejim nga Policia e Shtetit.

Përtej faktit që lajmi u përgënjeshtrua zyrtarisht nga uniformat blu, duke u cilësuar si ?fake news?, i prodhuar nga zyra e shtypit e Bashës, këtu vlen të theksohet edhe një tjetër detaj, kreu i PD, duke u munduar të bëjë rolin e viktimës, duke ka ngritur skenare të tillë, është kthyer në qesharak.

Nuk është parë ndonjëherë, që kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, të luajë rolin e viktimës, me skenarë kaq qesharakë dhe të turpshëm.

Mund ta imagjinojë ndonjëri një skenar të tillë, nga ish-kryeministri Sali Berisha? Në aq vite të tij në politikë, qoftë në opozitë apo në qeveri, asnjëherë nuk ka ndodhur që Sali Berisha të luajë rolin e viktimës, ndërsa Lulzim Basha sot u kthye në ?palaço? mediatike.

Basha pretendon se është marrë nën survejim nga Policia, ndërkohë kujtojmë këtu se, lideri i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.

Një detaj tjetër është edhe fakti se Basha pretendon se edhe familjarët e tij janë vënë nën survejim nga policia, por nuk e kuptojmë pse familjarët e Bashës nuk mund të përgjohen nga organet ligjzbatuese nëse kanë kryer shkelje të ligjit. Para ligjit supozohet se janë të gjithë të barabartë, dhe nuk k apse të bëjnë përjashtim këtu familjarët e Lulzim Bashës.

Por, problemi qëndron pikërisht te fakti se Basha bën viktimën turpësisht, kur i përgjohen familjarët.

Lulzim Basha, i cili ndodhet në kuotat më të ulëta politike, dhe lideri më i pabesueshëm në 27 vite, shpik skenare të tilla për t?u viktimizuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga