LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri/ Dëmtohet nënstacioni elektrik

31 Maj 2018, 10:36, Aktualitet CNA
Të shtëna me armë zjarri/ Dëmtohet nënstacioni elektrik

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në HEC-in e Lapaj, në Kukës.

Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar në drejtim të transformatorit të një nënstacioni elektrik dhe është nxjerrë jashtë funksionit.

Policia bën me dije se nën cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja, ndërsa është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga