LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prokuroria si letër higjenike”/ Ministri Xhafaj e pranon në heshtje?

31 Maj 2018, 08:51, Aktualitet CNA
“Prokuroria si letër higjenike”/ Ministri Xhafaj e pranon

Seanca parlamentare, si gjithnjë ka degraduar në përplasje dhe debate opozitë-pozitë.  Opozita ka vijuar skenarin e njëjtë, duke mos lejuar punimet  normale të Parlamentit.

Seanca është ndërprerë disa herë, ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka, ka qenë tejet i ashpër me fjalimin e tij.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi sipas tij e kanë bërë prokurorinë si letër higjenike.

?Ka kohë që ky Parlament nuk mblidhet më për interesat dhe hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës.

Ky i fundit ka vetëm një hall, nuk bën asnjë orë punë, gjithë ditën mbron krimin që e ka rrethuar. Interesat e tij personale dhe të krimit janë një.

Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë, të inkriminuar, deputetët e tij të inkriminuar. Këtij i del një skandal çdo gjysmë ore.

Çdo të thotë kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët ?A të kap ligji Antimafia ty, apo jo?? Dhe ai thotë që teorikisht po, por praktikisht hesht. A mund t?i përgjigjet kush kësaj pyetjeje. E keni bërë Prokurorinë si letër higjienike dhe e përdorni për çdo pisllëk?, ka thënë Paloka.

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa ministri Xhafaj ka dëgjuar gjithçka në heshtje, pa u kundërpërgjigjur.

Lajmet e fundit nga