LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli turpërohet në protestë/ Hesht në Parlament

31 Maj 2018, 12:03, Aktualitet CNA
Luli turpërohet në protestë/ Hesht në Parlament

Më 26 maj, Opozita bashkuar organizoi një protestë, e cila si kauzë kryesore kishte rrëzimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të vijuar më tej me rrëzimin e Qeverisë.

Pas një marshimi nga bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? drejt kryeministrisë, kyetari i PD ?së, njëherësh edhe kreu i Opozitës Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalim.

Përreth 30 minuta, Basha, ka përsëritur të njëjtën retorikë që kemi dëgjuar muajt  dhe ditët e  fundit.

Një fjalim tejet i dobët dhe një pjesëmarrrje e  pakët në numër, ishin elementët që përshkruan protestën e opozitës.

Fjalimi  dhe veprimet e mëtejshme tradhtare të Bashës zhgënjyen edhe ata protestues që kishin dalë për të kërkuar rrëzimin e ministrit Xhafaj.

Pas fjalimit të dështuar dhe qesharak, sot, në Parlament, Basha ka heshtur.

Ndryshe nga herët e tjera, ku fliste dhe jashtë minutazhit të parashikuar dhe u bënte ftesë deputetëve opozitarë për të bllokuar  seancën parlamentare, sot Basha, është parë disi indiferent.

Ai jo vetëm që nuk ka folur, por kur deputetët kanë bllokuar foltoren ai ka qëndruar mënjanë, herë me telefon në dorë e herë duke qëndruar i heshtur.

Ndërsa seanca parlamentare u mbyll, disa deputetët demokratë kanë folur nga foltorja e Parlamentit, nëpërmjet rrjeteve sociale, por Basha as me sallë bosh nuk tha asnjë fjalë.

CNA.al raportoi pak ditë më parë, se fjalimi qesharak dhe i shëmtuar i Bashës, pati mbështetës vetëm një portal që lexohet vetëm nga Luli dhe ?kunati?.

I vetmi që doli pro Lulit, ishte  ish- drejtori më i paguar i  Henri Çilit, Alfred Lela.

Ky i fundit ndryshe njihet edhe si aleati i djeshëm i Ramës për reformën në Arsimin e Lartë të cilën e shkatërroi përfundimisht.

Pas shkatërrimit të reformës në Arsimin e Lartë, Lela, me sukses po shkatërron edhe Bashën me fjalimet që po shkruan./CNA.al

Zbulohet kush ia shkroi fjalimin qesharak Lulzim Bashës  

Lajmet e fundit nga