LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Dhunohet dhe torturohet një 16 vjeçare

31 Maj 2018, 14:13, Kosova & Bota CNA
E rëndë/ Dhunohet dhe torturohet një 16 vjeçare

Me 30.05.2018 në orën 3.30 në Stacionin Policor në Çair, një burrë 53 vjeçar nga Shkupi ka lajmëruar se ditën paraprake, rreth orës 23.50, ka marr një thirrje telefonike nga një mik se ditën e njëjtë e ka parë vajzën e tij 16 vjeçare dukshëm të shqetësuar që po lëviz në një rrugë në lagjen Shuto Orizari, transmeton Almakos.

Xh.R. është nisur për në lokacionin e përmendur dhe e ka gjetur vajzën e tij, e cila i ka thënë se me dhunë është mbajtur nga ana e një mashkulli 26 vjeçar në shtëpinë e tij.

Ai, sipas rrëfimit të vajzës, nga 18.05.2018 nuk i ka lejuar që ta lëshoje shtëpinë e tij ku e ka torturuar fizikisht.

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajmet e fundit nga