LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD paralajmëron ndryshime në grupin parlamentar

31 Maj 2018, 15:38, Aktualitet CNA
Deputeti i PD paralajmëron ndryshime në grupin parlamentar

Qëndrimi për radikalizimin e të bërit opozitë dhe djegies së mandateve përballë qeverisë “Rama 2” ka ngritur debate në grupin parlamentar të PD-së, duke e ndarë atë më dysh.

I ftuar në rubrikën “Opinion” të televizionit News 24, deputeti i PD-së Flamur Noka, ka paralajmëruar ndryshime brenda qëndrimeve të grupit të demokratëve. Sipas tij, ndonëse ai dhe disa kolegë mbajnë qëndrim të palëkundur për djegien e mandateve dhe radikalizimin e opozitë, së shpejti kjo situatë do të ndryshojë dhe ky qëndrim do të jetë në shumicë.

“Nuk jemi në shumicë, por së shpejti do të jemi. Nuk ka rrugë tjetër me këtë qeveri. Shumë kolegë jam i bindur që do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, dhe një ditë i gjithë grupi do të jetë i bindur që nuk ka zgjidhje tjetër me këtë qeveri”, – deklaroi Noka.

Kujtojmë se i pari që ka mbajtur qëndrimin për djegien e mandateve ka qenë lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga