Connect with Us

Deklaratat e Edi Ramës/ Gazetari sherr me analistin në studion e Zhejit

Aktualitet

Deklaratat e Edi Ramës/ Gazetari sherr me analistin në studion e Zhejit

Publikuar

-

zhejiii

Të qenë prezent në studion e emisionit “360 Gradë”, ku si temë diskutimi është “Një milion shqiptarë bëjnë gati valixhet për në SHBA”, gazetari Bledian Koka është përfshirë në një debat të fortë me analistin konfliktual Kastriot Myftaraj.

Çështja që ka ndëzur debatin e konvertuar në sherr ka patur  lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Vjenë për emigrantët.

Myftaraj: Çfarë tha kryeministrit dje? Bashkë me kancelarin austriak, ka nisur emigrimi Greqi-Shqipëri, të mos i marrim siç bënte Maqedonia, por t’i trajtojmë këto. Dmth Shqipëria të bëhet një rezervat i refugjatëve nga lindja.

LEXO EDHE:  Video-Laerti apo aktorët/ Kush provokoi dhe solli përplasjen?

Koka: Nuk është tamam ashtu.

Myftaraj: E tha fjalë për fjalë.

Koka: Ça ke që bërtet.

Myftaraj: Më the gënjeshtar.

Koka: E ndërpreva se ja fut kot!

Myftaraj: Një herë flet si zëdhënësi i policisë, një herë flet si zëdhënësi i Endri Fugësm një herë si spiun i SHISH dhe një herë si i Policisë. Tuaj këtu sa paga merr…

Koka: Pusho, mos  më tregon mua se flas si zëdhënës i Endri Fugës.  Lexo përralla…

Myftaraj: Merr edhe një legen bjeri.

Koka: Ashtu si i bie ti nga mëngjesi deri në darkë…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Krijimi i mediave të reja rrit keqinformimin

Publikuar

-

Nga

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në mediat e Kosovës. Kjo tendencë, sipas Bordit Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX), është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Jeton Mehmeti, autor i raport të IREX-it, në pjesën ku flitet për Kosovën, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se përkundër rritjes së numrit të mediave në Kosovë, kualiteti i lajmeve është në rënie e sipër.

Ai thotë se në raport përmenden fakte se dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, janë mjaft prezentë në media, sidomos në vitet elektorale.

“Gjuha e urrejtjes në media është shpeshtuar. Një prej burimeve të mesazheve urrejtëse dhe dezinformatave janë edhe deputetët, të cilët duke u fshehur prapa imunitetit lëshojnë deklarata të paverifikuara gjatë diskutimeve parlamentare, e të cilat pastaj publikohen edhe nga disa media. Edhe sondazhet me qytetarët e Kosovës tregojnë se përhapja e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, janë prej arsyeve kryesore që qytetarët nuk u besojë disa mediave”, thotë Mehmeti.

Faktorët të cilët nxisin urrejtjen kanë ardhur si pasojë e mungesës së burimeve të mjaftueshme, me ç’rast, sipas Mehmetit, një numër i madh i përmbajtjes që publikohet nga mediat ka mungesë të burimeve të shumëfishta të besueshme.

“Shumë raportime janë të bazuara në opinione apo deklarata të vetme të politikanëve apo individëve. Kjo praktikë ka bërë që shumë shkrime të kenë mungesë të kontekstit dhe elaborimit”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, në raport e organizatës thuhet se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte.

Në raportin e IREX-it thuhet mes tjerash se kualiteti i informimit dhe konsumi dhe ndërveprimi me informacionin kanë pranuar pikët më të ulëta, duke theksuar se mediat dhe sektorët e informimit nuk kanë arritur që të plotësojnë në tërësi standardet ndërkombëtare për kualitetin e informimit.

Aty thuhet se mediat online janë rritur shpejt, duke nxitur shumëllojshmëri në kanalet e informimit. Kjo rrjedhje e informacioneve, megjithatë, nuk do të thotë që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë dhe veglat e duhura të edukimit medial. Panelistët e përpilimit të raportit kanë theksuar se këto mangësi i lënë konsumatorët të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme. Megjithatë, panelistët gjithashtu shprehën besimin se keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft prezentë në media.

Pikët më të ulëta nga 20 indikatorët iu dhanë indikatorit Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) në burimet për prodhimin e përmbajtjes, duke lënë të kuptohet se mediat prodhojnë një sasi të madhe të lajmeve pa burime të mjaftueshme. Ky trend është veçanërisht prezent në mediat online, që po rriten në numër dhe që prodhojnë lajme një-burimore.

Krijimi i mediave të reja dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes

Edhe Zekirja Shabani, njohës i mediave në Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rriten.

LEXO EDHE:  Gazetari “shuplakë” kreut të PD-së/ Ju flet Basha përmes Moskës

“Krijimi i mediave të reja përveç anës pozitive që ka me rritjen e pluralizmit medial, po ndikon edhe në rritjen e pakënaqësive ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes. Mediat online, kryesisht ato që nuk kanë as adresë, as gazetar e as redaktor, po shfrytëzohen nga grupet e caktuara të interesit si mjete propagande në çështje politike apo lëmi të tjera”, thekson Shabani.

LEXO EDHE:  Video-Laerti apo aktorët/ Kush provokoi dhe solli përplasjen?

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, Ardita Zejnullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha gjetjet e raportit të IREX-it, sa i takon Kosovës, qëndrojnë.

Klimë e rënduar e të bërit gazetari në Kosovë

Ajo thotë se për dallim nga mediat audio-vizuale, ku gjuha e urrejtjes është më pak e pranishme, në mediat online, ajo është shumë prezent.

“Në mediat online kjo dukuri është shumë prezent, pasi ato vet janë subjekt i vetrregullimit, po mendoj nuk ka ndonjë mjet sanksionues për keqinformim ose dezinformim ose për gjuhën e urrejtjes”, shprehet Zejnullahu.

Shabani thotë se Kosova ka ligje të mjaftueshme të cilat do të mund ta rregullonin mirë funksionimin e mediave në përgjithësi.

“Ka nevojë për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore e cila pastaj do t’i mbronte jo vetëm gazetarët e mediat prej tendencave politike ose grupeve të interesit, por edhe palët e tjera që janë cak i mediave. Zbatimi i regullativave ligjore do t’i mbronte edhe qytetarët nga propaganda, shantazhi, e sulmet e tjera nga grupet e interesit përmes të ashtuquajturave media”, thekson ai.

Mediat e pakonsoliduar rrisin agresivitetin

Nga ana tjetër, profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, konsideron se gjuha e urrejtjes në mediat e Kosovës pa përjashtim është e tepruar. Ai mendon se ajo që është duke ndodhur ka qëllimin e përfitimeve të audiencës dhe klikimeve, gjë që sipas tij, ndikon keq në opinionin e gjerë.

“Mediat e pakonsoliduar e rrisin dozën e agresivitet me qëllim që të tregojnë se janë diku. Por, ideja dhe qëllimi është protagonizmi. Janë parë këto debate agresive, pa shije, pa kompetencë, por ky është produkt i një lloj mercenarizmi mediatik, i cili është duke u angazhuar. Tash së voni, në zgjedhjet e përgjithshme, për herë të parë në tregun medial në Kosovë kanë hyrë analistët me pagesë për të agjituar, për të mbrojtur ide dhe koncepte nga më të ndryshmet”, thotë profesori Maloku.

Me qëllim të promovimit të një shoqërie tolerante, respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe të lirisë së shprehjes dhe për parandalimin e gjuhës së shpifjes dhe fyerjes, Kosova ka të miratuar Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes.

Barometri i Informacionit Aktiv nga IREX-i është një studim vjetor që shqyrton mënyrën se si prodhohet, përhapet, konsumohet dhe përdoret informacioni. Organizata jofitimprurëse IREX, me financim të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global./REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administartorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  Video-Sherr në “Përputhen”/ Lindita kap për fyti Oltin: Ti nuk je askushi, plehrë

LEXO EDHE:  Përplasja virtuale me Melisën/ Ledjana: Nuk më quan dot fallco, vetë çfarë nuk ke bërë

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Sot është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.

Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Pas disa ditësh intensive kërkimore, është bërë e mundur gjetja e trupit të 13-vjeçares.

Kujtojmë se 13-vjeçarja u mbyt teksa lahej me familjarët e saj në ujërat e lumit Buna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE