LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Daçiç flet për Shqipërinë e madhe dhe deklaratat e Edi Ramës

31 Maj 2018, 16:58, Aktualitet CNA
Daçiç flet për Shqipërinë e madhe dhe deklaratat e

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk është i befasuar nga heqja e shërbimit roaming në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj e që lidhet me dëshirën për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Daçiç, si zakonisht, tha se askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për heqjen e kufijve mes vendeve, këto janë misione të përbashkëta mes vendeve.

Askush nuk reagoi që Shqipëria po ndikon në Kosovë, tha Daçiç që ankohet se një gjë e tillë po bëhet në Serbi, transmeton “Lajmi.net”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovës kanë përkujdesje më të mira se Serbia ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiç ka thënë se deklaratat e Ramës janë kërcënim i vazhdueshëm.

?Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ne do të krijojmë Shqipërinë e Madhe?, vuri në pah ministri serb.

Lajmet e fundit nga