LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i "Babales" në Kosovë/ Deputeti i PD zbulon prapaskenat

31 Maj 2018, 18:18, Aktualitet CNA
Arrestimi i "Babales" në Kosovë/ Deputeti i PD zbulon

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Mbrëmja” në ABC News, me Mireal Milori, ka folur lidhur me arrestimin e Albert Veliut apo “Babales”, në Kosovë.

Ai tha se “Babale” është dhunuar nga policia, dhe arrestimi i tij është bërë me kërkesë të palës shqiptare.

“Është arrestuar nga forcat e inteligjencës, nga forcat e antiterrorit, me kërkesë të palës shqiptare.
Ai është terrorizuar, dhe nuk është e vërtetë që është arrestuar për shkelje kufiri. Ky ishte thjeshtë një justifikim”, tha ndër të tjera Salianji. /CNA.al

Lajmet e fundit nga