Connect with Us

Aksionet kundër qeverisë/ Nisin konfliktet në opozitë

Aktualitet

Aksionet kundër qeverisë/ Nisin konfliktet në opozitë

Publikuar

-

Partia Demokratike është përfshirë ditët e fundit nga një klimë e fortë tensionesh dhe mosmarrëveshjes, ndërkohë që dhe marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë tensionuar së tepërmi.

Kur u zgjodh Arta Marku kryeprokurore, opozita sulmoi Parlamentin, ndërkohë që ishte Kryemadhi dhe anëtarët e LSI ata që nisën sulmet. Së fundmi shpërtheu skandali “Xhafaj”, por që sërish opozita dështoi në rrëzimin e qeverisë.

Sipas gazetës Sot, të gjitha këto kanë bërë sërish bashkë Metën dhe Berishën, pasi një burim i tha gazetës se që të dy kanë dyshime se aleanca Basha-Rama vijon.

Në protestën e së shtunës Berisha dhe Kryemadhi ishin përgatitur për revolta, por Basha nuk e lejoi një gjë të tillë. Kjo krijoi irritim si brenda PD, ashtu dhe në radhët e LSI. Media që njihen prej vitesh si mbështetëse të LSI dhe sidomos të presidentit Meta, që më 26 maj kanë nisur një sulm të ashpër ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar se nuk po reagon si duhet ndaj qeverisë, apo që po toleron Ramën.

Po sipas kësaj gazete, plani i PS është që përmes zgjedhjeve vendore dhe reformës zgjedhore të shkrijë LSI dhe partia e Kryemadhit ka filluar të shqetësohet.

LEXO EDHE:  Rama kërkon takim “kokë me kokë” me Bashën?/ Nuk është e hijshme që...

Nga dita në ditë po jepen sinjale se bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është në pikiatë. Protesta e 26 majit e tregoi fare qartë, pasi Basha foli i vetëm. Po ashtu dje u dhanë sinjale në Gjirokastër, ku këshilltarët e LSI bashkuan votat me ata të PS dhe shkarkuan kreun e këshillit që u emërua nga PD.

Por gazeta ka mësuar se përplasja më e madhe që ka nisur mes Bashës dhe Kryemadhit është për zgjedhjet vendore. LSI kërkon që tani garanci se do të hyjnë bashkë në zgjedhje, por baza demokrate nuk e do një gjë të tillë. Po ashtu Kryemadhi ka kërkuar që në disa bashki të dalë ajo me kandidatët e saj dhe të mbështete nga PD, por Basha nuk e ka pranuar as këtë. Të gjitha këto kanë bërë që tani të kemi dy linja në opozitë, njësoj siç ndodhi një vit më parë kur u takuan Rama e Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

29 Nëntori/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kreu homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ditë më parë, për të kujtuar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ndërsa të majtët e kujtojnë sot festën e Çlirimit.



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit.

LEXO EDHE:  Basha publikon foton me kampionen shkodrane/ Optimizmin dhe shpresën e saj e shoh ngado

LEXO EDHE:  “Do u heq ‘lakun’ familjeve shqiptare”/ Basha zotohet për uljen e çmimit të naftës

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar këhstu të rënët në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Moti i keq, bllokohen rrugët me inerte dhe gurë/ ARRSH, apel drejtuesve te mjeteve

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit  duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë  si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje PS-PD?/ Erla Mëhilli: Ramës nuk i duhet Basha

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Dje skadoi afati i rregjistrimit të kandidatëve për deputetë

Të gjitha akset sot janë të kalueshme.



ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore   të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bota në alarm nga varianti Omikron/ Takim i jashtëzakonshëm i G7-s

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

“Lodhje ekstreme”

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.

Ursula von der Leyen

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten i sheh me skepticizëm raportimet për ecuri të lehtë. Për televizionin gjerman, ZDF ai tha, se “nuk dimë vërtet shumë. Më duhet të them, se për momentin jam shumë i shqetësuar, të shoh kaq shumë mutacione tek virusi. Por këto mutacione janë të vetmet gjëra të kapshme tek virusi, nuk e dimë menjëherë, se ç’bëjnë mutacionet në realitet. Ka sot raportime për ecuri të lehtë. Mendoj, se nuk ka shumë substancë tek kjo. Kemi provuar vetëm mbi 1000 raste dhe ecurinë klinike të tyre duhet ta shohim.”

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Dje skadoi afati i rregjistrimit të kandidatëve për deputetë

LEXO EDHE:  PD denoncon spastrimet e Qeverise ne administrate per te hapur vende pune per militantet



Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.

Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret

Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me Corona dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./DW

LEXO TE PLOTE