LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U quajt palaço/ Çuni i Fahriut kërkon dekoratë

30 Maj 2018, 20:41, Aktualitet CNA
U quajt palaço/ Çuni i Fahriut kërkon dekoratë

Deputeti i Lulzim Bashës, çuni i ish-gazetarit të “Zërit të Popullit, tashmë botues i gazetës “55”, Fahri Balliu, e ka pranuar është përplasur me profesorin Shenasi Rama, njëherësh themelues i Partisë Demokratike.

Klevis Balliu, e ka quajtur profesorin Rama si spiun të sigurimit, që nuk ka të drejtë të japë mend për integrimin në BE.

Kjo ka bërë që Shenasi Rama të shprehet: ?Kam rezerva të vij në emisione ku vijnë palaço?.

Për habi, Klevis Balliu nuk e ka kundërshtuar këtë epitet, por tha se duhet të marrë dekoratë, meqë quhet palaço nga Shenasi Rama.

?Meqë u quajta palaço nga persona të tillë, duhet të dekorohem?, – u shpreh ndër të tjera Klevis Balliu. /CNA.al

Lajmet e fundit nga