LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

S’ka teknologji në zgjedhje!/ Kume një mesazh politikës [VIDEO]

30 Maj 2018, 17:34, Aktualitet CNA
S’ka teknologji në zgjedhje!/ Kume një mesazh politikës

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE i la një ditë më parë porosi klasës politike shqiptare që të përfundojë dhe të zbatojë reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një prej kërkesave, për të cilën eksperti Kristaq Kume thotë në një intervistë për IN News se ka kohën e mjaftueshme për tu zbatuar.
Kristaq Kume:
?Ka kohë. Gati një vit duhet për të parë dhe për të bërë të mundshme nëse zbatohet dhe çfarë mund të sjellë kjo teknologji. Duhet të fillojnë të punojnë. Në qoftë se e lënë që dakortësinë politike e lënë për në muajt e fundit, frikëm se do të ndodhemi në të njëjtat5 situata që kemi kaluar. Do të japim paratë por nuk e dimë se ku do të shkojnë?.
Por ka dhe një moment që e bën të zbatueshëm përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.
Kristaq Kume:
?Nuk e shoh si problem ligjor përdorimin e teknologjisë, por si një problem nga fillimi e deri në fund si problem të dakortësisë politike?.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje ka për qëllim eliminimin e tjetërsimit të votës, ndërsa për këtë pikë Kume thotë se klasa politike ndoshta nuk është e interesuar që ta aplikojë.
Kristaq Kume:
?Të frikën nga ajo se mundësia për ta keqpërdorur atë çka të ofron teknologjia e informacionit është shumë më e vogël se sa mundësia se sa për të keqpërdorur komisionarët?. 

LEXO EDHE:  PD padit drejtorin e ISHSH/ Nuk do të njihet largimi nga puna për qëllime elektorale

Lajmet e fundit nga