LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shfaqet” ish-Kryeprokurori/ Llalla përballet me Ramën

30 Maj 2018, 14:20, Aktualitet CNA
“Shfaqet” ish-Kryeprokurori/ Llalla përballet me Ramën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla.

Ky i fundit do të përballet me paraardhësen e tij Ina Rama, e cila ka në dorë edhe fatin e Llallës.

Seanca e 16 majit, ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Në seancën e kaluar, të zhvilluar në 16 Maj, trupi gjykues i KPA shtyu seancën pasi vlerësoi se prokura e paraqitur nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kishte mangësi.

Sipas KPA, Llalla nuk shprehet qartësisht vullnetin se Hazizaj mund të përfaqësonte në këtë proces. Njëkohësisht, KPA vendosi rinjoftimin e Llallës për datën e seancës dhe procesin që po zhvillohet ndaj tij. Këtë të mërkurë, avokati i Llallës, konfirmoi plotësimin e prokurës, sipas detyrave të KPA.

?Të enjten do të paraqes prokurën. Në vijim të detyrimit që më ka dhënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, kam realizuar të gjitha detyrimet e kërkuara?,  ka thënë avokati në një kontakt telefonik për ?Abc News?.

Mënyra e nënshkrimit të prokurës, apo kontaktet që ka pasur avokati me klientin e tij Llalla pritet të mësohen gjatë seancës të së enjtes. Përveç ankesës së Komisionerit Publik në lidhje me Vettingun, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për kryerjen e katër veprave penale.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.

Lajmet e fundit nga