LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Procedimi i të rinjve të FRPD dhe LRI/ Ja kush e urdhëroi

30 Maj 2018, 15:01, Aktualitet CNA
Procedimi i të rinjve të FRPD dhe LRI/ Ja kush e urdhëroi

Pas procedimit penal të nisur ndaj të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, ka ardhur një tjetër reagim nga selia e LSI.

Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ky procedim i nisur ishte urdhër i kryeministrit Edi Rama.

?Kjo është loja e një kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij?m, shkruan ndër të tjera Braimllari.

Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit

Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!
Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestojnë kundër një Kryeministri trafikant.
Kjo është loja e një Kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij.
Të rinjtë nuk do heshtin por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfëri dhe krim. /CNA.al

Lajmet e fundit nga