LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përçahet opozita/ Berisha kundër Bashës, baza presion të largojë Kryemadhin

30 Maj 2018, 07:40, Aktualitet CNA
Përçahet opozita/ Berisha kundër Bashës, baza presion

Marrëdhëniet mes PD dhe LSI duket se janë drejt fundit. Mësohet se baza e PD, po i bën presion kreut të PD, Lulzim Basha për largimin e Kryemadhit.

Disa media kanë raportuar se marrëdhëniet mes tyre janë ashpërsuar edhe pas protestës së të shtunës, pasi Kryemadhi prej kohësh ka kërkuar që protestat kundrejt qeverisë të jenë të dhunshme dhe agresive.

Por krahas sulmeve që kanë nisur mediat pranë LSI, gazeta Sot shkruan se ka nisur një përplasje e ashpër mes Bashës e Kryemadhit edhe sa i takon çështjes së zgjedhjeve vendore. Sipas informacioneve të gazetës pranë selisë blu, Kryemadhi, në kuadër të fronit opozitar, i ka kërkuar Bashës që LSI të vijojë të mbajë të njëjtat bashki në zgjedhjet lokale dhe PD ta mbështesë, në mënyrë që t?i rifitojë sërish. Por nga ana e tij Basha nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë, pasi duke parë dhe gjendjen në të cilën ndodhet PD, ka si synim që të rikandidojë në të gjitha bashkitë një pjesë të madhe të grupit të kritikëve me shpresën që do të bashkojë partinë.

Pas përplasjeve të nisura mes Bashës dhe Kryemadhit, si dhe pas distancimeve të deputetëve të LSI ndaj atyre demokratë në komisionet parlamentare dhe në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i bazës demokrate. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, baza e PD duke parë moskoordinimin mes PD dhe LSI dhe në protestat që opozita ka zhvilluar, i ka ripërsëritur Bashës kërkesën që të nisë distancimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo sepse, sipas bazës së PD, aleanca me LSI-në ka qenë një faktor që ka shkaktuar edhe humbje besimi në radhët e demokratëve pasi edhe partia e Kryemadhit ka qenë në pushtet së bashku me socialistët dhe ka abuzuar me projektligje të ndryshme. Burimet i thanë gazetës se në shtator PD do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe mësohet se degët në takimet mes tyre kanë kërkuar që në vjeshtë PD të deklarojë hapur se në zgjedhje do hyjë e vetme.

Madje, një irritim të tillë e shfaqi dje dhe anëtari i Kryesisë së FRPD, Andi Përmeti, i cili pas protestës që të rinjtë demokratë mbajtën para Ministrisë së Brendshme, u shpreh në një studio televizive se aleanca me LSI-në po shkatërron PD-në. ?Unë kam qenë gjithmonë kundra bashkëpunimit me LSI-në, hapur dhe qartazi. Pasi ka një ngërç të madh pasi ti nuk mund të marrësh dhe të bësh një opozitë shpresëdhënëse që ne do ta bëjmë më mirë qeverinë me këta që sapo kanë ikur nga qeveria. Katër vjet ka qenë dhe LSI në qeveri, vendimet i kanë marrë bashkë dhe i kanë firmosur bashkë?, u shpreh anëtari i Kryesisë, Andi Përmeti. Një tjetër arsye që PD kërkon distancim është se disa deputetë të saj nuk i përgjigjen aksionit opozitar dhe kjo ka irrituar demokratët.

Por, nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akoma më shumë marrëdhëniet me Bashën, pasi i ka dalë kundër këtij të fundit dhe bazës demokrate në lidhje me aleancën me LSI. Berisha e ka mbështetur aleancën me LSI dhe është rreshtuar krah kësaj force edhe sa i takon propozimit për aksionin opozitar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga