LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD-LSI rrëzojnë sërish Vangjush Dakon

30 Maj 2018, 19:57, Aktualitet CNA
PD-LSI rrëzojnë sërish Vangjush Dakon

Këshilltarët e djathtë kanë bashkuar sërish votat me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Durrësit, duke bërë që kjo e fundit të dështojë sërish.

Koalicioni PD-LSI ka rrëzuar paketën fiskale të propozuar nga Bashkia Durrës dhe që kërkonte ndryshimin e taksës së pronës për familjet dhe për bizneset.

Sipas kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashki, Armand Teliti, propozimet e opozitës nuk janë në projektvendim, e kësisoj nuk mundet që një propozim i tillë të kalojë.

Ka qenë qëndrimi i ashpër i kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë Teliti, që ka bërë Bashkinë të tërhiqet edhe nga vendimi për dhënien me qira privatit për 5 vjet, të dy fushave të tenisit të ndërtuara me fondet e Bashkisë. Këto dy fusha gjenden brenda oborrit të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës.

Opozita e ka cilësuar këtë projektvendim si kriminal dhe të papranueshëm, dhe se Dako me këtë vendim ka kapërcyer edhe veten.

Ky qëndrim i ashpër këshilltarëve të djathtë në Bashki, ka bërë që projektvendimi të hiqet nga rendi i ditës. Gjatë të gjitha këtyre debateve, kreu i Bashkisë Vangjush Dako, nuk ka qenë i pranishëm. Vangjush Dako dështoi edhe një muaj më parë në miratimin e paketës fiskale, pas bashkimit të votave mes PD dhe LSI. /CNA.al

Opozita rrëzon Vangjush Dakon në Durrës/ Këshilli voton kundër taksës së pronës

Lajmet e fundit nga