LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Babai i tre fëmijëve i jep fund jetës me armë gjahu

30 Maj 2018, 10:06, Kronika CNA
E rëndë/ Babai i tre fëmijëve i jep fund jetës me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar vrau veten me armë gjahu.

Mësohet se viktima është Alush Kumanaku, banues në fshatin Kallm i Vogël.

55-vjeçari, është gjetur nga familjarët rreth orës 10:30 në banesën e tij, i vetëvrarë me armë gjahu, njoftoi policia.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali.

Kumanaku ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë.

?Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,? njofton policia.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga