LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dosja Tahiri”/ Hajdarmataj me “pranga” në Itali

30 Maj 2018, 09:39, Aktualitet CNA
“Dosja Tahiri”/ Hajdarmataj me “pranga” në Itali

Prokurorët shqiptarë, të cilët po hetojnë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kanë udhëtuar drejt Italisë, ku do të marrin në pyetje Moisi Habilajn.

Prokurori Besim Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Katanias.

Mësohet se në pyetje gjithashtu do të merren edhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj.

Kujtojmë këtu se në një prononcim për CNA.al, pak dtë më parë, ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga hetimi i kësaj çështje, por do ti shkojë deri në fund./ CNA.al

Lajmet e fundit nga