LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Drejtoresha diskriminon nxënësit

30 Maj 2018, 09:51, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Drejtoresha diskriminon nxënësit

Denoncimi se një drejtoreshë e shkollës në Ersekë diskriminon nxënësit është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale.

Në denoncim shkruhet se drejtoresha dërgon për ekskursion vetëm klasat e dy fëmijëve të saj dhe asnjë klasë tjetër, se me gjasme ka dhënë urdhër Ministria e Arsimit.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nexenesi dixhital denoncon drejtoreshen per diskriminim!

Lexoni mesazhin e tij. sb

?Pershendetje! Jam nje nxenes i vitit te dyte ne shkollen pnl Erseke. Drejtoresha e shkolles Zamira Meto ne 3 vitet e gjimnazit dergon klasen e femijeve te saj binjake, viti pare ne pogradec, i dyti ne sarande dhe i treti ne vlore. Asnje paralel tjeter nuk ka luksin te vizitoje keto qytete. Heren e pare nuk na derguan, gjoja dha urdher ministria qe nxensit te mos levizin sepse duket sikur po e bejne per fushate nderkohe femijet e saj shijuan detin e sarandes.

A nuk eshte padrejtesi? Vjen viti i dyte per ne dhe kete rradhe Zamira perseri “tallet” me ne, por kete rradhe meson dhe nxenesit dhe femijet e saj qe te tallen me ne duke hedhur neper rrjete sociale shkrime te ndryshme qe gjenden dhe ne foto. E gjitha kjo ndodhi per shkak te nje pergjigje negative per voten e kerkuar nga kandidatja e 11 e Rames per qarkun Korce, Zamira Meto. Shpresoj qe kete shkrim ta merrni ne konsiderate dhe ta postoni ne faqen tuaj. Faleminderit.? / CNA.al

Lajmet e fundit nga