LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Austria mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave

30 Maj 2018, 12:12, Aktualitet CNA
Austria mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave

Kryeministri  Edi Rama dhe homologu i tij austriak Sebastian Kurz, pas takimi takimit ?kokë më kokë? që kanë pasur në Vjenë, kanë  dalë në një konference të përbashkët për media.

Kancelari austriak  ka falënderuar Ramën për mbështetjen e treguar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm ndërsa  më tej ka premtuar,  ndihmë financiare dhe logjistike në këtë aspekt.

Sipas Kurz, bashkëpunimi ekonomik dhe politik Austrio -Shqipëri është në nivel të lartë.

Ndër të tjera, kancelari austriak, u ndal tek skepticizmi i disa vendeve të BE ?së në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

? Mbështesim integrimin e plotë të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian?,  ka thënë kancelari Kurz, ndërsa ka shtuar se stabiliteti i Ballkanit Perendimor është vetë stabiliteti i BE-së.

Edhe Kryeministri  Rama ka vlerësuar rolin e Austrisë sa i përket ndikimit për hapjen e negociatave.

Sipas tij, Austria është një avokat i paçmuar në rrugën tonë drejt integrimit.

Shikojmë një progres në marrëdhëniet bilaterale, aspektin ekonomik, por edhe përmirësimit të marrëdhënieve brenda rajonit tonë. Në 6 muajt e ardhëm në Presidencën austriake, dëshirojmë që të shtyjmë projektin e lancuar nga unë dhe Vuçiç për tregut e përbashkët në Ballkanin Perëndimor?, ka thnë Rama./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga