LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi me pronat në bregdet/ Kryebashkiakja e PS drejt prangave?

30 Maj 2018, 07:44, Aktualitet CNA
Abuzimi me pronat në bregdet/ Kryebashkiakja e PS drejt prangave?

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka është kallëzuar në prokurori nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Mësohet se kallëzimi ndaj kryebashkiakes socialiste edhe bërë pasi, IKMT e akuzon për ?shpërdorim detyre? dhe ?falsifikim dokumentesh?.

Së bashku me Kokën, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari. Sipas IKMT, këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në zonën bregdetare.

Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga