LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria i jep 300 mijë euro veteranëve për pushimet verore

29 Maj 2018, 18:14, Aktualitet CNA
Qeveria i jep 300 mijë euro veteranëve për pushimet verore

Me treqind mijë euro të ndara nga Qeveria, një mijë e pesëqind veteranë do të kenë fatin të shijojnë pushimet në njërin nga bregdetet shqiptare. Fjala është për  ish pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të qenë aktualisht veteranë të luftës, të cilëve, sikurse raporton ?Zeri.info?, qeveria i ka akorduar shumën e mësipërme.

Sipas media kosovare, kabineti qeveritar nën kryesimin e kryeministrit Ramush Haradinaj me asnjë votë kundër, aprovoi kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për pushimet verore të një mijë e pesëqind veteranëve në plazhet bregdetare.

Para se të aprovohej kërkesa, kryeministri Haradinaj ka thenë se pakoja e kujdesit duhet të përmbyllet njëherë për të mos pasur ndërhyrje të vazhdueshme.

?Kërkesa shqyrtohet me faktin se numri i madh i veteranëve vuajnë në aspektin shëndetësor nga lufta. Kam pasur bisedë me veteranët, është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet, i vetëvrasjeve i tragjedive të veteranëve të luftës. Ne e dimë se e ka koston e vet. Kosova e ka nderuar vetën me disa kategori, viktima të luftës, familjet e dëshmorëve. Duhet të përmbyllim pakon e kujdesit pro të mos kemi ndërhyrje të vazhdueshme?, ka thënë Haradinaj, raporton ?Zeri.info?.

Lajmet e fundit nga