LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita paralajmëron të tjera skandale për qeverinë

29 Maj 2018, 07:21, Aktualitet CNA
Opozita paralajmëron të tjera skandale për qeverinë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho paralajmëron se opozita do publikojë edhe të tjera të dhëna kompromentuese për ministra të qeverisë, që ilustrojnë akuzat e saj.

I ftuar në studion e ABCNews, Spaho tha se në mbledhjen e grupit parlamentar është vendosur që protestat do vazhdojnë e madje edhe të zgjatura në kohë.

?Do të ketë edhe protesta të mëdha e të zgjatura në kohë, por do të duhet të punojmë fort me opinionin publik për ta ndërgjegjësuar të marrë pjesë në protestë e të rezistojë deri sa qeveria të dorëzohet.?-deklaroi Spaho.

Ndërsa i pyetur nga gazetarja nëse opozita disponon të dhëna kompromentuese në lidhje me qeverinë, Spaho tha se ?Janë shfaqur pafund , vetëm me këto që janë shfaqur çdo lloj qeveri do kishte rënë. Për të tjerat në kohën e vendin e duhur do i bëhen me dije opinionit publik.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga