Connect with Us

Manastirliu/ 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spitalin e Vlorës

Shëndeti

Manastirliu/ 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spitalin e Vlorës

Publikuar

-

Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standart të ri të shërbimit për pacientët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.

“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Ndëshkim mjekëve për vdekjen e 56-vjeçares në Durrës?/ Manastirliu: Do zbatohet protokolli në çdo rast

Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja biomjekësore.

“4.5 milion euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë”, tha Manastirliu.

Përveç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset gjithashtu me aparatura të reja. “Rreth 112 milion lekë është investimi që do ti ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit dhe do të garantojë shërbim me cilësi për qytetarët e Vlorës”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

Publikuar

-

Nga

Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

Një studim italian ka treguar se vaksinat kundër Covid-19 kanë pasur një impakt shumë të mirë në shëndetësi.

Studimi ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit infeksioni nga Covid-19 është ulur me 80%.

Shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit thonë se gjithashtu ka 90% më pak shtrime në spital dhe vdekjet janë ulur me 95%.

Sipas tij, rreziku i infeksionit është zvogëluar gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së pare, pavarësisht moshës apo gjinisë.

LEXO EDHE:  Negociatat konfidenciale për vaksinën

LEXO EDHE:  Nis kurimi i pacientëve me Covid-19 me plazmën e gjakut

Për këtë studim janë marrë 13.7 milionë mostra nga persona të vaksinuar dhe të dhënat e tij janë shtrirë nga periudha e 27 dhjetorit të 2020-ës deri në 3 maj të këtij viti.

95% e personave të përfshirë në studim kanë injektuar vaksinat e Pfizer ose Modernas, ndërsa 5% të AstraZenecas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Ditë më të mira na presin!”/ Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos hezitoni të bëni vaksinën

Publikuar

-

Nga

“Ditë më të mira na presin!”/ Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos hezitoni të bëni vaksinën

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet se ditë më të mira na presin referuar faktit që prej disa javësh numri i të infektuarve është në rënie.

Kalo i bën thirrje për kujdes qytetarëve pasi akoma nuk ka mbaruar ndërsa u kërkon që të mos hezitojnë që të vaksinohen.

“Kohë kovidiane….15.05.2021….Një fundjavë të qetë miq, të afërt, kolegë e bashkëkombas….Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mëndjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tyneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….

Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lotë janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbëshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….

KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbritur atë cak të domozdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë….

Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithshkaje në jetët tona….

Ditë më të mira na presin, POR kjo nuku duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë  nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive në udhën e ngadhnjimit mbi këtë “flamë mbarëbotërore”….

KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….Together forever!!!”, shkruan ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

6 mijë të shëruar nga COVID-19 në javë/ Alimehmeti tregon se çfarë po ndodh me rënien e shifrave

Publikuar

-

Nga

6 mijë të shëruar nga COVID-19 në javë/ Alimehmeti tregon se çfarë po ndodh me rënien e shifrave

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një ulje të ndjeshme të rasteve me Covid në ditët e fundit, ndërsa raportet nxjerrin dhe një përgjysmim të rasteve aktive.

Deri më 7 maj numri i rasteve aktive me COVID-19 ishte 13.916 ndërsa 7 ditë më vonë në 14 maj raportohen rreth 6 mijë infektime më pak ose 7407 raste aktive.

Këto shifra janë komentuar dhe nga mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, që sipas të nuk përputhen me trendin e infektimeve ditore për periudhën dy mujore prill-maj 2021.

“Rastet po bien, do vazhdojnë të bien, sepse kemi parasysh që ne tashmë kemi rreth dy javë që rastet e reja nuk janë më shumë se 100. Që do të thotë që këto raste që po shërohen kanë dalë nga database ndoshta mund të kenë qenë shumë lehtë dhe s’kanë pasur kontakt me mjekun e familjes dhe kanë qëndruar si pozitiv aty. Rëniet me 800-1000  kur ndërkoh që deri para pak javësh nuk i kemi pas rastet me 800-1000 do të thotë që këto kanë edhe më tepër kohë. Pra situata është dhe më e ulët në krahasim sesa nga ajo që shihet nga kurba e rasteve aktive.

Jemi qartësisht drejt fundit të valës së dytë, pra ky është pothuajse sheshim në një shoqëri pothuajse totalisht të hapur”, theksoi Alimehmeti në një prononcim për News 24./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE