Connect with Us

Liritë fetare, me shumë probleme në Kosovë

Aktualitet

Liritë fetare, me shumë probleme në Kosovë

Publikuar

-

/

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje që të ketë ligje të mira sa i përket të drejtave fetare, mirëpo, në shumë raste, këto të drejta u janë mohuar besimtarëve të religjioneve të ndryshme në Kosovë.

Në raportin për vitin 2017 të DASH-it për tolerancën fetare në botë, flitet edhe për mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës iu bënë institucionit të edukimit islam, BIK, Medresës në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Megjithatë për këtë fakt në raport thuhet se janë ankuar grupe e tjera religjioze të cilat nuk marrin mbështetje financiare.

“Disa pjesëtarë të grupeve të tjera dhe përfaqësues të tjerë jofetarë kanë thënë se ata ishin të shqetësuar se qeveria nuk e kishte financuar edukimin religjioz për grupet e tjera fetare”, thuhet në raportin e sjellë për publikon nga “Zeri.Info”.

Më tej, thuhet se qeveria ka punuar së bashku me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Shoqërinë Civile në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Si pjesë e strategjisë së qeverisë, BIK thuhet se ka mbajtur sesione në Medrese dhe Fakultetin e Studimeve Islame me qëllim të njoftimit të të rinjve që të mos bien pre e ekstremizmit.

Në raport përmendet edhe raportimi i mediave për presionin që qeveria turke iu kishte bërë institucioneve të Kosovës për t’i mbyllur shkollat e lidhura me klerikun mysliman, Fethullah Gylen.

LEXO EDHE:  A e dinë tifozët Kuq e Zi se serbët po këndojnë në Kosovë?

Raporti përmend disa herë Lëvizjen VetëVendosje, në veçanti rastin kur një anëtar i këtij subjekti politik kishte paralajmëruar zhdukjen e Izraelit.

“Më 29 korrik, partia nacionaliste Vetëvendosje, kandidati për kryetar komune (Rahovec), Fisnik Korenica, kishte shkruar në Facebook se shumë shpejt Izraeli do të “zhdukej nga faqja e dheut”, si përgjigje ndaj incidenteve në Jerusalem”, thuhet në raport.

VetëVendosje, po ashtu, përmendet edhe për incidentin në Gjakovë, kur, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit: “protestuesit hodhën gurë dhe ngjyrë të kuqe në autobusin ku gjendeshin pelegrinët, duke dëmtuar dritaret dhe duke shkruar me spraj në murin e jashtëm të kishës fjalën “vrasës”.

Policia shpërndau protestuesit dhe arrestoi shtatë nga ata për mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe vandalizëm”, thuhet në raport.

Pavarësisht nga një vendim i Presidentit të shpallur në nëntor 2016 për të ndaluar shitjen dhe shpërndarjen e librave anti-semitikë, deri në fund të vitit qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim administrativ për zbatimin e vendimit, konstaton raporti. Në të cilin lexohet, gjithashtu, se ka pasur raste të dhunës me bazë fetare, ndërhyrje në pelegrinazhet fetare, gjuhë të urrejtjes dhe vandalizëm etj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Pa vaksina s’ka rimëkëmbje!

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Kosova prezanton masat e reja kufizuese

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Ligjet e kopjuara nuk e shpëtojnë drejtësinë e kalbur

LEXO EDHE:  Ish-kryegjyqtarja që shpëtoi Metën del para vettingut/ Probleme me dorëzimin e formularëve

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE