LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i FRPD-së, bën thirrje për protesta kundër Bashës?

29 Maj 2018, 13:05, Aktualitet CNA
Kreu i FRPD-së, bën thirrje për protesta kundër Bashës?

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Bellind Këlliçi ka deklaruar se protesta e të rinjve, e nisur ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme, do të vijojë deri në largimin e Fatmir Xhafajt.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në ?News24?, Këlliçi tha se ministri Xhafaj nuk ka moral t?u bëjë vetting policëve.

Gjithashtu ai tha se ?ne kemi shpallur papajtueshmëri me këtë klasë politike?.

Ndër të tjera ai theksoi se Qeveria ?Rama? po mbahet në këmbë nga krimi. Sipas tij nuk ka investime, nuk ka rritje të ekonomisë, ndërsa 40% e të rinjve janë pa punë.

Po ashtu, Këlliçi u shpreh se ?Edhe pse jam i bindur që PD nuk i ngjan PS, nëse PD nuk mban premtimet, çohuni dhe protestoni. Në të kundërt politika na merr peng?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga