LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I besuari i Kryeprokurores/ Zbardhet pasuria e “krushkut” të Arta Markut

29 Maj 2018, 08:50, Aktualitet CNA

I besuari i Kryeprokurores/ Zbardhet pasuria e “krushkut” të

Prokurori Adnan Xholi është zgjedhur nga ana kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si  pjesë e ekipit të saj.

Në janar të vitit 2018  me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të  Drejtorisë Gjyqësore.

Xholi rezulton ndër njerëzit e besuar të Markut,  e cila e ka bërë pjesë të ekipit të “peshkimit”.  Por, duket se grepi i këtij ekipi është këputur, pasi deri më tani nuk kanë patur ndonjë rezultat në “peshkim”.

Të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” vijojnë të jetojnë me qetësi dhe dashuri, të patrazuar, mes luksit jetën e tyre.

Gjithsesi derisa të blejnë ndonjë grep të ri, prokurori Adnan Xholi, përveç detyrës zyrtare që mban, i duhet të luajë edhe  rolin e “krushkut” të kryeprokurores Arta Markut.

Kështu, prokurorin Xholi e kemi parë prokurori më prokurori, kudo që janë bërë zëvendësime, duke prezantuar drejtuesit e rinj.

Krah për krah me drejtuesit e rinj, që ia “paketon” shefja e tij e përkohshme,  “krushku”  i Prokurorisë së Përgjithshme, diku në mënyrë të befasishme, dhe diku pas një paralajmërimi, ka bërë prezantimet e reja, që për hir të së vërtetës, disa janë edhe të kundërligjshme.

Por, duket se urdhëri i shefit zbatohet nuk diskutohet. Të paktën kështu ka ndodhur në rastin e “krushkut”.

Përveç kësaj, prokurori Adnan Xholi, njihet edhe si prokurori që urdhëroi arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Kjo i përket aspektit profesional, ndërsa sa i përket aspektit pasuror, edhe prokurori Adnan Xholi nuk kishte si të rezultonte pa kredi.

Përveçse për shtëpi, ai kredi ka marrë edhe për studime për vete dhe për fëmijët.

CNA.al sjell pasurinë prokurorit Xholi të deklaruar prej tij me datë 23.03.2017.

Shtuar për vitin 2016  shuma 521 160 lekë.

Shtuar për vitin 2016 në shumën 74 763 lekë (kjo llogari shërben për të paguar këstin e kredisë)

Shtuar për vitin 2016 nga paga si pedagog në shumën 58 100 lekë.

Ka pakësuar gjendjen cash që ka deklaruar me datë 31.12.2015. gjendja cash deri më 31.12.2016  nga paga  ndër vite dhe nga paga e bashkëshortes, në shumat 200 000 lekë dhe 800 000 lekë.

Ta ardhura nga paga si prokuror, Drejtor i drejtorisë së kontrollit të hetimit dhe ndjekjes penale në shumën 1 657 652 lekë.

Të ardhura nga paga si lektor në një universitet privat në shumën 59 500 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 631 488 lekë.

Detyrime në lidhje me kredinë  e marrë përb blerjen e apartamentit në rrugën “Frederik Shiroka”, në Tiranë, në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi ka filluar me datë 25.08.2006, me interes 3 përqind, për një afat 25 vjeçar  me këst mujor prej 23 710 lekë. Detyrim i shlyer në shumën 285 289 lekë, ndërsa pa paguar 3 372 696 lekë.

Detyrime për ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë. Detyrimi i shlyer 1 500 euro, ndërsa i pashlyer 3 500 euro.

Detyrime për shkollimin e fëmijëve për vitin akademik 2015 -2016 dhe 2016-2017. Shuma e shlyer në vlerën 4 454  euro, ndërsa  e pashlyer 550 euro.

Kontratë over-drafti e papaguar në shumën 500 000 lekë.

Shtuar në llogarinë e bashkëshortes nga paga si jurist, në shumën 248 928 lekë.

Familja ka përfituar sipas ligjit numër 7501 me datë 19,07.1991, “Për tokën”, në fshatin Çermë, Shkumbin, Lushnjë. Konfirmuar kjo pasuri me anën e vërtetimit nr. 10781, të datës 21.12.2016 të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë, Lushnjë, 22 126  metër katror tokë në pronësi,si dhe 430 tokë metër katrot tokë në përdorim.

Të ardhura nga paga si specialist jurist pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në shumën 631 488 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga