LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti milioner i Bashës tregon pse hyri në politikë

29 Maj 2018, 20:36, Aktualitet CNA
Deputeti milioner i Bashës tregon pse hyri në politikë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, po trajtohet tema, “Sa është pasuria e politikanëve.

I ftuar në studio është edhe deputeti milioner i Lulzim Bashës, Agron Shehaj, i cili është një nga deputetë më të pasur në Parlament.

I pyetur se për është futur në politikë, kur rroga që vjen nga politika është e papërfillshme për pasurinë që ai ka, Shehaj u përgjigj: “Nuk jam futur në politikë për rrogën. Jam futur në politikë për ato vajzat në nevojë”.

Më tej ai tha se, “Si çdo shqiptar edhe unë jam i pakënaqur nga politika, dhe duke qenë i pakënaqur i futem dhe e bëj vetë”.

Fevziu: Në politikë nuk ecën kështu.

Agron Shehaj: do ta shikojmë.

Fevziu: Mendonit që politikanët janë të pasur?

Agron Shehaj: Po patjetër që po.

Fevziu: Po tani që jeni në parlament, e mendoni akoma këtë?

Agron Shehaj: Patjetër që po. Ka shumë të pasur. Por ka edhe nga ata që nuk janë të pasur dhe që janë të ndershëm. /CNA.al

Lajmet e fundit nga