LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PD jep rrogën për 6 motrat jetime

29 Maj 2018, 21:39, Aktualitet CNA
Deputeti i PD jep rrogën për 6 motrat jetime

Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ka publikuar një kronikë që tregon tragjedinë e një familje, ku 6 motra nga fshati Surroj i Kukësit, kanë mbetur në mëshirë të fatit. Atyre disa vite më parë u ishte ndarë nga jeta babai, dhe para disa muajsh ka ndërruar jetë edhe e ëma, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Situata bëhet edhe më dramatike, pasi 6 motrat kanë mbetur edhe pa shtëpi që prej humbjes së nënës, pasi jetonin në një shtëpi me qira, por pronari i ka nxjerrë, pasi nuk e paguanin dot qiranë.

Kjo ka prekur deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili ka premtuar që rrogën e tij për sa kohë të jetë deputet do t’ua japë këtyre 6 motrave. Ai tha se është i bindur se kjo nuk është zgjidhja, por të paktën do t’i ndihmojë me përballimin e jetës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga