LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës/ Brenda 6 muajsh u vodhën shtëpitë e 3 ministrave por ...

29 Maj 2018, 21:13, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Artan Hoxhës/ Brenda 6 muajsh u vodhën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është kthyer pas në kohë. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Artan Hoxha u shpreh se, “Brenda 6 muajsh ndodhën 8 grabitje, sa u krijua idea se kishte një bandë të sofistikuar, ose se polica jepte informacione dhe ishte e përfshirë në këto grabitje. U grabitën banesat e 3 ish-ministrave, dhe dy këshilltarëve të kryeministrit dhe ministrave”.

Ai tha se, “Në të gjitha këto raste u fol për pasuri 800 mijë euro etj.”

Ai hodhi dyshime se vjedhjet janë kryer nga policia që kishte informacion për parat e këtyre ministrave, të cilët edhe pse u vodhën nuk denoncuan, shkak sipas Hoxhës është se nuk mund të justifikonin paratë.

“Kanë ndodhur vjedhjet por nuk e kanë denoncuar. Thonin se kanë tentuar të na vjedhin por nuk kanë arritur.

Thuhej se policia po bënte grabitjen e tyre, sepse ska mundësi që të grabiten shtëpitë e ministrave dhe të mos hetohej. Nuk hetoheshin, sepse tek dera u vihej barriera: “Jo nuk na kanë vjedhur””, – tha më tej Hoxha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga